Kthehu lart

Rama sulm frontal opozitës në Kuvend: Jeni bosh lart, e bosh poshtë

Rama sulm frontal opozitës në Kuvend: Jeni bosh lart, e bosh poshtë GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit, ka sulmuar si asnjëherë më aprë opozitën për qëndrimet dhe sjelljen e fundit të saj ditët e fundit.

Rama, tha se opozita nuk është e aftë për të përdorur fjalën e lirë, madje sipas tij, ajo nuk është e aftë as për të ndërtuar diskutime në parlament.

“Jemi ftuar sot në një diskutim, që vetëm diskutim nuk ka shans të jetë. Javën e shkuar u mor peng kjo foltore për me demek ndalimin e kryetarit për këtë diskutim. Ndërkohë sipas rregullores së Kuvendit, nuk ishte kërkuar një diskutim i tillë. Sot diskutimi është në rend të ditës pasi u kërkua sipas rregullores. Në fakt që dje formalisht ju jeni në rregull me normat e shkruara, me këtë sallë, duke bllokuar foltoren dhe duke u çjerre për mungesën e lirisë dhe ne jemi këtu të kyçur në kornizën e kërkesës suaj. Faktikisht ju nuk e bëni dot një diskutim në kuptim që ka kjo fjalë për qytetërimin demokratik. Jeni bërë shëmbëlltyra e asaj shprehjes së famshme; kush nuk di ta përdor lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. 

Sa më të pafate janë politikanët në kushtet e lirisë për ta përdorur lirinë e faljes, aq më shumë çicrrën se u mungon liria. Na përfshitë në një krismë me daulle, në çadrën e vjetër të baltës. Jeni bosh lartë, e bosh poshtë”, tha Rama.

    Data: 13 Tetor 2017 10:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera