Kthehu lart

Rama shkon në Presidencë, zbulohet arsyeja e takimit me Metën

Rama shkon në Presidencë, zbulohet arsyeja e takimit me Metën GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë mbrëmje të mërkure në zyrën e e Presidentit Ilir Meta për një takim kokë më kokë që ka zgjatur rreth 30 minuta.

Mësohet se në takim Rama dhe Meta kanë biseduar në lidhje me çështjen e rëndësishme të paktit detar me Greqinë dhe për detajet e deritanishme të bisedimeve mes Shqipërisë e Greqisë.

Takimi mes Ramës e Metës është njëri ndër të paktët e kryer. Kujtojmë se fill pas betimit të qeverisë Rama2 vitin e kaluar, një takim është raportuar mes tyre dhe ka ndodhur po në 2017, në tetor.

    Data: 13 Qershor 2018 20:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera