Kthehu lart

Djali i George Soros i shkon në zyrë Ramës, flet me superlativa: Vizionar me një zyrë unike

Djali i George Soros i shkon në zyrë Ramës, flet me superlativa: Vizionar me një zyrë unike GazetaExpress

Djali i George Soros, Alexander Soros ka qenë këtë paraditë në zyrën kryeministrore të Edi Ramës ku dhe ka patur një takim me kreun e qeverisë.

Alexandër Soros ka postuar një foto të takimit të tij me kryeministrin Rama, ku dhe ka folur me superlativa për kreun e ekzekutivit. Alexander Soros e cilëson Ramës si një vizionar që ka një ndër zyrat më unike kryeministrore. Por s’mund të presësh më pak, saktëson djali i Soros, nga një artist bashkëkohor, shkrimtar e ish lojtar basketbolli.

Për më tepër shikoni postimin e djalit të Soros.

“Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike. Më e veçanta e një kreu qeverie. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit!” shkruan Alex Soros në Instagram.

    Data: 24 Nentor 2017 15:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera