Kthehu lart

Rama përdorues droge? Flet për herë të parë kryeministri dhe tregon si është e vërteta

Rama përdorues droge? Flet për herë të parë kryeministri dhe tregon si është e vërteta  GazetaExpress

Edhe pse PD-ja në mënyrë të vazhdueshme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar atë për bos të drogës, madje edhe si përdorues të saj, për herë të parë, ai ka dhënë përgjigje për këto akuzat.

Duke folur ditën e sotme në Kuvend, Rama ka mohuar se është përdorues droge dhe ka hedhur poshtë akuzat se është shitës i asaj.

Po ashtu, ai ka thënë se nuk i janë lidhur duart nga krimi, madje nuk ka pasur asnjëherë lidhje me ta.

“Unë s’jam aspak përdorues as shitës as trafikant as bos i trafikut të drogës, juve ju duhen këto, përdorini, jepini, dhe shpresoni që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë. Unë nuk jam as duarlidhur nga ndonjë lidhje me krimin dhe s’kam pasur asnjë lidhje me ato që keni thënë ju, keni 18 vjet që më keni futur në kallëpin e asaj bote dhe ja ku më keni këtu, se ata që ju dëgjojnë nuk janë budallenj”., -tha Rama.

    Data: 13 Tetor 2017 10:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera