Kthehu lart

Mbledhja e qeverisë, Rama dhe ministrat priten me protesta në Lezhë (Video)

Mbledhja e qeverisë, Rama dhe ministrat priten me protesta në Lezhë (Video) GazetaExpress

Edhe pse pretenduan se ishin ndaluar nga policia, qytetarët e Trovicës kanë protestuar sot në Lezhë gjatë momentit që ka mbërritur kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë.

Ata kanë kërkuar rrugë dhe investime për Torovicën. Mësohet se ata kanë patur edhe një takim me ministren Lindita Nikolla, e cila është dhe deputete në qarkun e Lezhës. 

Pak ditë më parë ish-deputeti socialist i Lezhës, Eduart Ndocaj, i drejtoi një thirrje banorëve të Lezhës që të presin me protesta Edi Ramën, për shkak të mungesës së investimeve në këtë qark. 

    Data: 12 Janar 2018 16:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera