Kthehu lart

Rama dhe Basha ‘takohen’ në Elbasan

Rama dhe Basha ‘takohen’ në Elbasan GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të jenë ditën e sotme në Elbasan, me rastin e Ditës së Verës.

Rama prej ditës së djeshme bashkë me ministrat ndodhen në Elbasan, ndërsa kreu i PD-së do jetë në orën 11:30 në këtë qytet, ku do të ketë një shëtitje në bulevard me qytetarët.

Po ashtu, në të njëjtën orë, edhe kryeministri Rama do bëjë një shëtitje në bulevard, ku pritet të jetë i mbushur me qytetarë nga e gjitha Shqipëria.

Edhe pse në një klimë të tensionuar mes tyre, ata kanë zgjedhur që jenë në të njëjtën qytet, ku edhe mund të ketë një shkëmbim mes tyre.

/GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 09:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera