Kthehu lart

"Ju q... r...pt, fisq...a", shqiptari shan LIVE në radio grekët pasi u tallën me Besnik Hasin

"Ju q... r...pt, fisq...a", shqiptari shan LIVE në radio grekët pasi u tallën me Besnik Hasin GazetaExpress

Opinionistët grekë si dhe mediat greke filluan t'i thurnin elozhe shqiptarit Besnik Hasit-ish trajnerit të Olimpiakosit, kur ky i fundit e kualifikoi ekipin grek, në fazën e grupeve të Champions League por krisja mes trajnerit shqiptar dhe presidentit ndodhi në kampionat kur Olimpiakosi u mund në një mënyrë befasuese nga AEK, në një derbi kryeqytetas.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të AEK, por Olimpiakosi mund të kishte fituar pasi deri në minutën e '60 kryesonte 0-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti shkarkoi nga drejtimi i skuadrës, Besnik Hasi, njeriun që i bëri të mundur klubit, një kualifikim në fazën e grupeve të Champions, pas 2 vitesh mungesë. Tashmë opinionistët dhe mediat greke kanë me çfarë ta mbushin 'kazanin' e tyre por jo deri në atë pikë, sa të fyejnë Besnik Hasin.

Një rast i tillë ndodhi pikërisht në një radio lokale në Athinë, kur folësit po talleshin me origjinën e Hasit dhe në një çast imituan edhe gruan e tij.

Gazetarët 'e fëlliqur' i dëgjoje të flisnin:

Hasi, ku je Hasi, jam gruaja jote, ku të çuan mbrëmë, ata nuk i duan shqiptarët, të lutem kthehu..."

Ky diskutim fyes po dëgjohej edhe nga shqiptarët dhe nuk ka zgjatur shumë, një telefonatë erdhi në redaksinë e radios dhe u duk të ishte një shqiptar, i cili, tepër i inatosur me gazetarët filloi të nxjerrë 'vrer' kundër tyre, duke i sharë 'nga koka te këmbët'.

Shqiptari u irritua pa masë dhe e dëgjoje të fliste:

Unë nuk kam frikë nga ju qelbësira, jam shqiptar, iu nxjerr zorrët e barkut dhe nuk ju lejoj të më shani bashkëkombësin tim, ju ha të gjallë e ju q* ropt, fisq**at e mutit", dhe menjëherë pasi tha këto fjalë, transmetimi u ndërpre e kaloi në reklama.

Fati i Besnik Hasit në Greqi u duk që në fillim, për shkak të kombësisë shqiptare dhe mentalitetit të grekëve, që lë për të dëshiruar kah nesh. Sipas opinionit sportiv shqiptar që e njohin klubin grek, ai nuk duhej të shkonte fare atje pasi në gjirin e Olimpiakosit ka nacionalistë dhe anëtarë të partisë naziste greke 'Agimi i Artë'./joq

    Data: 26 Shtator 2017 22:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera