Kthehu lart

"Dosja Tahiri", deputetja e PS jep arsyet: Pse nuk bindën provat e prokurorisë

"Dosja Tahiri", deputetja e PS jep arsyet: Pse nuk bindën provat e prokurorisë GazetaExpress

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka deklaruar se provat që ka sjellë prokuroria për ndalimin dhe hetimin e Saimir Tahirit nuk e justifikojnë arrestimin e tij.

E ftuar në Repor tv, deputetja e PS është shprehur se akuzat e ngritura nga prokuroria e krimeve të rënda janë të nxituara dhe nuk japin arsyetim të mjaftueshëm ligjor për të çuar prapa hekurave ish Ministrin e Brendshëm.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit për kontrollin personal dhe të banesës. Në bazë të Kushtetuës është ligji bazë themeltar i një shteti, Kuvendi ka për të detyrë të verifikojë: nëser kërkesa për autorizim është e formuluar sipas kritereve ligjore, është e arsyetuar, nëse argumentet shoqërohen me prova, fakte.

Konkretisht, detyra e këtij komisioni është i pastër juridik dhe aspak politik. Mbledhjen e komisionit e kthyen në një teatër politik. Ne kemi analizuar gjatë, ndja kemi mbledhje dy ditë me orë të gjata. Ne jemi për të bërë drejtësi dhe jo tetarë apo luftë për pushtet. Është cështja e parë e madhe që implikon sipas prokurorisë një ish-ministër.

Ne i thamë ‘po’ autorizimit për kontroll, por për arrestim themi se provat e vëna në dispozicion nuk na bindin. Ne e inkurajojmë prokurorinë të vazhdojë hetimit, sepse ndjekja penale për Tahirin ka filluar, dhe të punojë fortë e të mbledhë gjithë të dhënat për t’i shkuar cështjes deri në fund.”-deklaron Hysi.

Pse nuk ju bindën provat?

Hysi: E para, është akuza që bëhet për Tahirin, si pjesëtar i grupit të strukturar për trafik droge dhe e dyta për korrupsion pasiv. Që këtu duket se prokuroria ka nxituar në mënyrën se si i ka formuluar. Ajo duhet të japë arsyetimin ligjor, pse është i rrezikshëm lënia e elirë e deputetit Tahirit, cfarë rrezikon kjo.                                   

    Data: 21 Tetor 2017 20:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera