Kthehu lart

"Bashkitë për në Europë", Vlahutin: BE, mundësi të mëdha financimi

"Bashkitë për në Europë", Vlahutin: BE, mundësi të mëdha financimi GazetaExpress

Ambasadorja Romana Vlahutin tha se Bashkimi Europian ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e bashkive. 

Në ambientet e Qendrës së Informimit të BE-së në Tiranë u zhvillua sot seminari i parë i Rrjetit të Koordinatorëve Lokalë të BE-së ku u fol për mundësitë dhe projekte nga të cilat mund të përfitojnë bashkitë.

Vlahutin në fjalën e saj u shpreh se BE-ja ofron mundësi të mëdha financimi që nga projektet që kanë të bëjnë me artet, deri tek furnizimi me ujë. Për këtë, Vlahutin u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen më shumë tek puna kërkimore, ndërsa tha se Shqipëria tani është në një pikë të rëndësishme sa i përket përfitimit të fondeve nga Bashkimi Europian.

Në këtë kuadër, shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri u kërkoi Koordinatorët Lokalë që të evidentojnë edhe problematikat e vogla në njësitë lokale por që i shërbejnë qytetarëve.

    Data: 17 Nentor 2017 23:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera