Kthehu lart

Qeveria gati të marrë “bekimin” e Presidentit, zbardhet axhenda e mbledhjes së parë

Qeveria gati të marrë “bekimin” e Presidentit, zbardhet axhenda e mbledhjes së parë GazetaExpress

Për rreth 30 minuta qeveria “Rama 2” do të shkojë në presidencë për të bërë betimin para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ka mbërritur në selinë e Presidencës, pasi mbylli një vizitë 2 ditore në Itali.

Ndërkohë që shumë shpejt pritet të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë e cila në rend ditë ka ata që pati paralajmëruar më herët Rama, shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut.

Mëoshet se do të ngrihet një komision i posaçëm.

Ndërsa pritet të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike, si dhe dhënia e dy godinave për ngritjen e organeve të reja të Vettingut.

    Data: 13 Shtator 2017 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera