Kthehu lart

Publikohet analiza mjeko- ligjore për vrasjen e Xhafer Osmanit

Publikohet analiza mjeko- ligjore për vrasjen e Xhafer Osmanit GazetaExpress

I kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën.

Ky është njëri ndër konkluzionet e ekspertizës mjeko- ligjore të bërë në trupin e shtetasit Xhafer Osmani, banues në fshatin Pestovë të Vushtrisë. Analiza e ADN-së ka vërtetuar katërcipërisht se viktima është 57 vjeçari nga Kosova.

Ekspertiza e kryer për vrasjen që ndodhi disa ditë më parë në Fushë- Krujë konkludoi se vdekja e Xhafer Osmanit ka ardhur si pasojë e asfiksisë. 57 vjeçari është djegur i gjallë dhe fillimisht ato që janë karbonizuar kanë qenë mushkëritë e tij, duke sjellë sipas ekspertizës vdekjen nga asfiksia.

Autorët e kanë lidhur fillimisht Osmanin me litar e më tutje e kanë djegur të gjallë.

Vdekja e Osmanit krijoji një mjegull të tërë misteri e cila ende nuk është larguar plotësisht pasi ende nuk dihet se kush nga dy pistat e hetimit do të jetë e vërtetë, një krim pasioni apo një larje hesapesh për konflikte pronësie./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera