Kthehu lart

Protestuan për HEC-in që u merr ujin, ky është fhsati që u hodh në gjyq nga shteti shqiptar

Protestuan për HEC-in që u merr ujin, ky është fhsati që u hodh në gjyq nga shteti shqiptar GazetaExpress

Fshati Çidhën në Dibër ndeshet përditë me sfidat e një jete aspak të lehtë.

Gjeografia, mërgimi i brendshëm dhe i jashtëm, kushtet e vështira ekonomike, i bëjnë ata të ndjeshëm edhe ndaj ‘ofertave’ të reja që vijnë në emër të zhvillimit. Edhe te ato e shohin rrezikun, megjithsë e pranojnë se janë pro investimeve.

Të përballur me një leje qeveritare për ndërtimin e SETA 4, një hidrocentrali që do të marrë ujrat që rrethojnë fshatin e tyre, përfshi këtu edhe burimet që fshatarët përdorin për konsum familjar, ata u habitën. Më vonë, thonë se janë përballur edhe me rrëmbim tokash dhe shembje të pronës private. Fshatarët e Çidhnës u ngritën në protestë në gusht 2017.

Emrat e protestuesve, 25 ndër ta, u çuan për ndjekje penale.

Politiko.al sjell historinë e tyre në këtë videoreportazh (i plotë në linkun më poshtë), realizuar nga Sami Curri dhe Geri Emiri.

    Data: 24 Nentor 2017 20:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera