Kthehu lart

Pronari i lavazhit vihet në pranga, kapet me drogë

Pronari i lavazhit vihet në pranga, kapet me drogë GazetaExpress

Një pronar lavazhi është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi droge.

Siç bën me dije policia, i arrestuar është Juli Sinanit, 24 vjeç në lagjen “Emin Matraxhiu”, të cilit gjatë një kontrolli i janë gjetur dy doza kokaine.

Policia ka nisur hetimet për të parë nëse ai ishte pjesë e një ndonjë grupi të trafikut të drogave të forta. 

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 14:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera