Kthehu lart

Prokurorët e dosjes “Tahiri” zbarkojnë tek Krimet e Rënda

Prokurorët e dosjes “Tahiri” zbarkojnë tek Krimet e Rënda GazetaExpress

Tre prokurorët e çështjes së Saimir Tahirit, kanë mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Prokurorët Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani pritet të zhvillojnë një mbledhje në Prokurori për dosjen “Habilaj”.

Burime pranë Prokurorisë bëjnë të ditur për "Dritare" se përfaqësuesit e organit të akuzës po verifikojnë provat për dosjen në fjalë, ku sipas tyre rezulton i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm.

    Data: 21 Tetor 2017 14:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera