Kthehu lart

“Prison Break” Shqiptarët alarmojnë policinë greke, gjenden duke filmuar burgun

“Prison Break” Shqiptarët alarmojnë policinë greke, gjenden duke filmuar burgun GazetaExpress

Policia greke është alarmuar pas të dhënave që ka zbuluar në lidhje me dy të rinj shqiptarë që kanë ardhur me autobus nga vendi ynë drejt e tek burgu i Koridhalos në Greqi.

Hetuesit dyshojnë se dy të rinjtë kanë ardhur si ndihmës për ndonjë të burgosur shqiptar i cili kërkon të arratiset. Sipas medias lokale, të rinjtë, rreth moshave 18- 20 vjeç i janë afruar hyrjes kryesore të burgut dhe kanë nisur të fotografojnë dhe filmojnë objektin. Më pas të rinjtë janë larguar dhe ende nuk janë gjetur.

Policia dyshon se këta shtetas kanë mbërritur me “mision” për ta bërë sa më të thjeshtë arratisjen nga burgu të ndonjë të burgosuri shqiptar. Deri më tani nuk ka persona të identifikuar, por policia ka nisur hetimet si për kapjen e të rinjve por po ashtu edhe për identifikimin e të burgosurve që duan të arratisen./Gazeta Express

    Data: 24 Nentor 2017 20:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera