Kthehu lart

Presidenti i Francës shuan shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave

Presidenti i Francës shuan shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave GazetaExpress

Me tone të qarta, Presidenti i Francës Emanuel Macron është shprehur hapur kundër politikës së zgjerimit në terma afatshkurtër, duke dhënë kështu dhe goditjen e parë për Shqipërinë e Maqedoninë, dy vendet që presim me padurim qershorin, si muajin që do t’i japë atyre çeljen e negociatave me familjen evropiane.

Duke folur nga Samiti i Sofjes, Presidenti i Francës ka deklaruar se ai është në favor të bashkëangjitjes së vendeve të Ballkanit në BE, porse zgjerimi duhet parë me shumë “kujdes dhe rreptësi”. Macron ka shtuar se në dekadën e fundit historia ka treguar për një dobësim të dukshëm të Evropës dhe se mekanizmi i zgjerimit jo gjithnjë ka prodhuar efektet e dëshiruara pozitive. Presidenti i Francës është shprehur dakort me idën e një dialogu strategjik të “përforcuar” ku vendet anëtare do të shohin nga afër reformat që do të kryen e janë kryer deri më tani nga vendet që aspirojnë anëtarësimin, ashtu siç është dhe Shqipëria.

Emmanuel Macron: Unë jam shprehur mbi këtë pikë. Jam në favor që Ballkani t’i bashkëngjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ka diskutime në vijim dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë. Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrategjike e imja. 

Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funskionimin më të mirë të Bashkimit Europian. 

15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektivë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t’i inkurajojmë ato pa hiprokrizi./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 14:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera