Kthehu lart

"Po shoh kanabis në mes të vendit turistik"! Policia del në terren dhe gjen...(VIDEO)

"Po shoh kanabis në mes të vendit turistik"! Policia del në terren dhe gjen...(VIDEO) GazetaExpress

Para dy ditësh një qytetar denoncoi pranë JOQ se përgjatë rrugës që të çonte tek " Gjiri i Akuariumit" kishte sipërfaqe të mbjella me kanabis.

Në një reagim nga Policia e Shtetit për redaksinë, thuhet se bëhet fjalb për bimë fieri.

Policia ka shkuar në vendin për të cilin djali tha se ishte pushtuar nga lëndët narkotike.

Sipas inspektimit që policia i ka bërë kësaj zone ka rezultuar se midis fierit nuk ka pasur të mbjellë kanabis. Zona është filmuar nga efektivët e policisë dhe pamjet tregojnë se në atë vend ndodhen vetëm bimë fieri.


    Data: 13 Gusht 2017 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera