Kthehu lart

Plasin grushtat në Dhërmi... e pëson keq i riu nga Elbasani

Plasin grushtat në Dhërmi... e pëson keq i riu nga Elbasani GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 18:08

Një sherr që ka përfshirë disa persona ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi.

Për motive ende të pazbardhura, një grup djemsh të paidentifikuar kanë nisur një sherr duke u zënë me grushta.

“Objektivi” ka qenë një 29 vjeçar nga Elbasani i cili është rrahur nga disa persona me grushte. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të gjetur djemtë në fjalë, ndërsa i riu ka mbetur thjesht i dëmtuar, pa probleme për shëndetin.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal./Gazeta Express

    Data: 13 Gusht 2017 18:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera