Kthehu lart

I dehuri del me armë në dorë pas sherrit në loto, plagos një person

I dehuri del me armë në dorë pas sherrit në loto, plagos një person GazetaExpress

Një sherr për motive te dobeta ka ndodhur në një pikë euro-lotoje në qytetin e Elbasanit.

Përplasja ka degjeneruar në përdorimin e armëve, saqe njeri prej tyre qe ndodhej ne gjendje te dehur, ka dale ne rruge dhe ka shtene me arme. Per pasoje mbeti i plagosur një 34-vjecar. I riu është paraqitur në Spitalin e Elbasanit me një plagë në këmbë, por mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes. Aktualisht forcat e policisë janë vënë në kërkim të tij, pasi i riu është larguar me shpejtësi nga vendi pas të shtënave.

Informacioni paraprak zyrtar i Policise

Më  datë  26.09.2017 në Lagjen "Luigj Gurakuqi" në Rrugën "Rinia" në ambientet  e  brendshme  të  një lokali "euro - lloto", ka ndodhur një konflikt për motive të dobta.

Në konflikt e sipër  njëri prej tyre që dyshohet  të  ketë  qenë në gjendje të dehur  ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë  zjarri.

 Si pasojë është  plagosur  me  armë  zjarri shtetasi M.P., 34 vjeç  banues  në  Elbasan, i cili  ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor gjatë  kqyrjes së vendit  të  ngjarjes  ka gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale  dy gëzhoja  armë  zjarri Pistoletë.

Shërbimet e policisë  kanë  identifikuar  autorin dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Grupi hetimor  ndodhet  në  vendngjarje  dhe  po  punon  për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


/Gazeta Express

    Data: 26 Shtator 2017 22:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera