Kthehu lart

Përplasi me makinë dy grekë, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Përplasi me makinë dy grekë, shqiptari vetëdorëzohet në polici GazetaExpress

Një shqiptar është dorëzuar në policinë greke pasi përplasi me makinë dy persona.

Ngjarja ndodhi në qytetin Kalamata të Greqisë, ku 30-vjeçari përplasi me makinë një motor, ku po udhëtonin dy persona.

Ata mbetën të plagosur, ndërsa shqiptari u largua nga vendin i ngjarjes.

Policia mundi që të identifikonte shqiptarin dhe pas një bisede telefonike me atë, e bindën që të dorëzohej në polici.

Ai shkoi vullnetarisht në polici, ku edhe u arrestuar, ndërsa të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. /GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera