Kthehu lart

Përgjimi për Agron Xhafajn, dëshmitari X tregon sesi shefi i krimeve i kërcënoi djalin

Përgjimi për Agron Xhafajn, dëshmitari X tregon sesi shefi i krimeve i kërcënoi djalin GazetaExpress

Albert Veliu, dëshmitari i njohur që rezultoi në përgjimin e publikuar nga PD ditën e djeshme, u shpreh se me të dalë ky përgjim, menjëherë shefi i rkimeve në Vlorë ka kërcënuar të birin e tij.

Albert Veliu ose dëshmitari X që bisedonte me vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, thotë se i biri është kërcënuar nga shefi i krimeve, pasi Agron Xhafaj është i lidhur fort me qeverisjen falë të vëllait, Ministrit të Brendshëm.

Veliu u shpreh se përgjimi audio nuk është bërë nga ai dhe se zëri që dëgjohet në telefonatë është në fakt i tiji dhe i Agron Xhafajt, të cili dëshmitari X shprehet se i kishte kërkuar një nder për ta ndihmuar që të transportonte në Itali një sasi prej 100 kilogramësh hashash.

 Albert Veliu: Sot i kishte vajtur djalit tek puna, Alketi, shefi i krimeve se dua ta marr në mbrojte. Unë jam fukara, më pikon shtëpia. Jam njeri i drejtë, ça mbrojte dua unë. Nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta?! Ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. 

Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo i pasur. Kemi qenë 800 metra larg. Zëri i atij thonë zëri im, i Ermalit, ose dhe zëri i plakut tim në varreza, mos është ngjallur. Çoje ku të duash, ai zë është. Unë e pash që tek djali, këto folje që u bën, doli. Thash çne këto përgjime ne. Se kam përgjuar unë, s’kam lidhje. Ai do mbrojë veten, por na ka ardhur kjo e gjen Agroni. Këto janë gjërat që po të them./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 15:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera