Kthehu lart

PD publikon statutin e ri, 3 ndryshimet kryesore

PD publikon statutin e ri, 3 ndryshimet kryesore GazetaExpress

Partia Demokratike bën publik draftstatutin e miratuar me votë unanime në Këshillin Kombëtar.

Ky draftstatut do të diskutohet dhe do të propozohet për t’u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar!

Ai është i ndarë në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje.

1.Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2.Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar  dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

1.I hapur për propozime.

2.I bazuar në kritere ta shpallura.

3.I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.

4.I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.

5.I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.

2.  Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore

3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës

4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

5. Zgjedh  Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për çdo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1. Kohëzgjatja e anëtarësimit

2. Kontributi në fushata elektorale

3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit

4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

    Data: 26 Prill 2018 21:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera