Kthehu lart

PD “lëshon” Llallën?! Paloka: Punoi gjatë qeverisë më të korruptuar e nuk arrestoi askënd!

PD “lëshon” Llallën?! Paloka: Punoi gjatë qeverisë më të korruptuar e nuk arrestoi askënd! GazetaExpress

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka artikuluar për herë të parë atë që askush nuk e ka bërë në PD.

I ftuar në emisionin “5 Pytetjet nga Babaramo” në Report tv, Paloka ka folur për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të cilin ka thënë se PD nuk e mbron. Deklarata ndryshon rrënjësisht krahasuar me qëndrimet e shkuara të PD-së përkundrejt Llallës, e sidomos në kohën kur ky i fundit ka mbajtur postin e kryeprokurorit.

Paloka është shprehur se Llalla ishte prokurori në kohën e qeverisë më të korruptuar dhe se gjatë mandatit të tij s’ka patur asnjë të arrestuar.

 "Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës, nuk e mbrojmë"-tha Paloka. 

Nga ana tjetër, Paloka nuk ka kursyer akuzat ndaj prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, të cilën e ka etiketuar si të kapur politikisht. Paloka tha se protesta dhe mosbindja civile do të vijojë.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë. 

Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme. Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh", tha Paloka./Gazeta Express

    Data: 16 Prill 2018 21:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera