Kthehu lart

PD e LSI bashkë në Gjirokastër, peticion Ramës: Shpall emergjencën, çdo kodër po rrëshqet!

PD e LSI bashkë në Gjirokastër, peticion Ramës: Shpall emergjencën, çdo kodër po rrëshqet! GazetaExpress

Pavarësisht se Rama e injoroi kërkesën e kryebashkiakes së Gjirokastrës për shpalljen e emergjencës, anëtarët e djathtë e të LSI-së në Bashki, kanë çuar një tjetër peticion për Kryeministrin, pasi sipas tyre situata me rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet në qytet është kthyer në një çështje serioze

Kujtojmë këtu se një rast i rrëshqitjes së dherave ka dëmtuar rëndë një pallat 8 katësh në Gjirokastër, shto këtu dhe rastin e një tjetër pallati të kohës së diktaturës, që rrezikon të shembet për shkak të shkatërrimit dhe erozionit të terrenit në të cilin është ndërtuar.

Ditët e fundit të reshjeve janë kthyer gjithashtu në një tjetër problem për banorët e Gjirokastrës pasi janë regjistruar një sërë përmbytjesh. Për të mos harruar dhe faktin se një pjesë e kalasë së Gjirokastrës ka nisur të çahet e të rrezikojë kështu seriozisht të gjithë strukturën.

Roland Bejko: Çdo kodër po rrëshqet.

Thoma Ndreu: Kalaja e Gjirokastrës po çahet.

Shkelqim Guce: Deri tani ne e kemi sqaruar problematikën, kjo problematikë është e akumuluar.

Zamira Rami: Punët duan lekë, duan njerëz, duan projekte, duan mjete. Kështu mund të punojmë ne dhe kështu mund të tregohemi produktivë në terren në lidhje me këta banorë dhe këta qytetarë që presin zgjidhje nga ne./Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 21:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera