Kthehu lart

Pas shkarkimit të Sokol Ballës, vjen largimi tjetër nga Top Channel

Pas shkarkimit të Sokol Ballës, vjen largimi tjetër nga Top Channel GazetaExpress

Një luftë e hapur me Edi Ramën i ka kushtuar vendin drejtorit të Informacionit në Top Channel, Sokol Balla.

Pronarët e televizionit kanë vendosur që ta largojnë Ballën.

Por duket se largimi i Ballës, nuk është i vetmi që ka ndodhur në këtë televizion kombëtar.

Burime nga TCH thanë se shkarkimi Ballës vjen në një kohë kur departamenti i lajmeve është përfshirë në një hemoragji konstante largimi gazetarësh.

Largimi më i fundit është i producentit ekzekutiv të lajmeve Enkelejd Llanaj gazetar në këtë televizion që nga dita e parë e transmetimit. Gjithashtu kanë ndodhur edhe disa largime gazetarësh nga televizioni i njohur.

Ky është eksodi i dytë i ndodhur në këtë televizion, pas largimeve të para gjatë muajve të verës. /Syri.net/

    Data: 14 Nentor 2017 19:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera