Kthehu lart

Pas sherrit me Hafizin, rikthehet i buzëqeshur Ben Blushi! (Foto)

Pas sherrit me Hafizin, rikthehet i buzëqeshur Ben Blushi! (Foto) GazetaExpress

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi duket se nuk e ka prishur shumë terezinë këtë fundjavë pas ngjarjeve që ndodhen këto dy ditë në partinë që ai drejton.

Pas një sherri me ish deputeten e PS-së, Mimoza Hafizi, ku nëpërmjet disa emaile-ve i uronte asaj një pensionin të mbarë duke e konsideruar këtu edhe hileqare, mbështetës të tij u zunë keq me disa mbështetës të Hafizit gjatë një mbledhje të djeshme, ku u desh ndërhyrja e policisë për të mos degraduar më shumë dhuna.

Por sot Ben Belushi, edhe pse nu ëstë prononcuar për asnjë media rreth këtyre ndodhive të fundit në partinë e tij, e cila mbeti jashtë parlamentit, duket se e ka kaluar gjithçka me sportivitet përkrah dy miqve të tij.

Blendi Fevziu dhe Andi Bushati kanë kaluar këtë ditë me Blushin, por ende nuk është konfirmuar nëse ish deputeti i PS do të sqarojë gjithçka në emisionin e Fevziut.

Kjo nisur dhe nga dixhitura që Fevziu i ka vënë fotos “Rikthehet Blushi”. 

/Gazeta Express/

    Data: 17 Nentor 2017 17:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera