Kthehu lart

Pas paktit Rama-Basha/ Meta tregon se çfarë komunikoi me kryeministrin

Pas paktit Rama-Basha/ Meta tregon se çfarë komunikoi me kryeministrin GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 22:56

Pakti i shumëpritur mes Ramës dhe Bashës u arrit në orët e vona të darkës dhe zgjidhjen e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama e ka biseduar edhe me aleatin e tij Ilir Meta.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Presidenti i zgjedhur Meta është shprehur se ka shkëmbyer disa mesazhe me kryeministrin Rama.

Pavarësisht se Meta nuk dha detajet se çfarë ka biseduar me sms me kryeministrin, ai u shpreh se Rama ka qenë mjaft i qetë e tashmë i relaksuar.

Cani: Pas paktit me Bashën ke komunikuar me Ramën?

Meta: Po kemi folur, me mesazhe.

Çani: E cfarë thoshte?

Meta: Shumë mirë, është më i qetë është… më i relaksuar./Gazeta Express

    Data: 19 Maj 2017 22:56
    Autori: GazetaExpress
    • Tjetër dorëheqje në qeverinë Rama! 0

    Të tjera