Kthehu lart

Parlamenti mblidhet për të 5-tën herë rradhazi! Ja se çfarë do të zgjidhet nesër

Parlamenti mblidhet për të 5-tën herë rradhazi! Ja se çfarë do të zgjidhet nesër GazetaExpress

Edhe dita e nesërme do të gjejë sërish deputetët shqiptarë në të njëjtin vend për të disatën ditë rradhazi.

E nesërmja shënon dhe ditën e 5-të rradhazi të mbledhjes së parlamentit shqiptar, i cili hapi dyert të shtunën për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të kuvendit, dhe ende nuk ka bërë “pushim”.

Arsyeja se përse parlamenti do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 11:00, është për të zgjedhur përbërjen e komisioneve parlamentare të kuvendit si dhe drejtuesit e këtyre komisioneve.

Lajmi ka ardhur fill pas takimit që është zhvilluar mes Gramoz Ruçit, Taulant Ballës, Edmond Spahos dhe Petrit Vasili (3 kryesuesit e grupeve parlamentare te PS, PD e LSI)./Gazeta Express

    Data: 13 Shtator 2017 19:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera