Kthehu lart

Parlamenti “djeg” raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit, seanca zgjat 5 minuta

Parlamenti “djeg” raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit, seanca zgjat 5 minuta GazetaExpress E mërkurë, 19 Prill 2017 18:37

Pavarësisht se nuk ka patur asnjë kandidaturë për t’u voptuar si President, Parlamenti është mbledhur në mënyrë formale për të djegur raundin e parë të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Në fillim të seancës, kreu i kuvendit Ilir Meta ka shpjeguar kornizën ligjore dhe kushtet e nevojshme për zgjedhjen e një kandidati për President. Meta është shprehur se ligjërisht edhe kur nuk ka një kandidaturë për President, raundi quhet i kryer.

Vasilika Hysi: Kuvendi i Shqiopërisë në zbatim në Kushtetutës në seancat plenare njoftoi për nisjen e procedurës së zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë... Komisioni i ligjeve duhet të shqyrtojë në një mbledhje të veçantë plotësimin e kritereve formale për kandidatin e mundshëm të Presidentit të Republikës. Në këtë rast, sot, komisioni u mblodh në orën 17:00 sipas rregullores. Komisioni konstatoi se asnjë kandidaturë për President nuk është prezantuar pranë kuvendit. Në këto kushte komisioni i paraqet këtë raport kuvendit për raundin e parë si të përfunduar.

 Meta: Bazuar në raportin e komisionit të ligjeve, raundi i parë konsiderohet i ezauruar. Ftoj konferencën e kryetarëve për t’u mbledhur për të caktuar datën e raundit të dytë.

Sipas ligjit raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet javën e ardhshme, pra të mërkurën tjetër./ Gazeta Express

    Data: 19 Prill 2017 18:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera