Kthehu lart

Pamje të tmerrshme nga spitali në Durrës, gruaja e zverdhur 'shkelet' me këmbë

Pamje të tmerrshme nga spitali në Durrës, gruaja e zverdhur 'shkelet' me këmbë GazetaExpress

Një grua është detyruar të shtrihet në mes të korridoreve në spitalin e Durrësit për shkak se ka rënë pa ndjenja, e më tej edhe pse e ndërgjegjshme gjendja e saj nuk ishte e mirë.

Por ajo që përbën skandal në këtë pamje që vjen nga spitalit rajonal i qytetit bregdetar, është fakti se askush nga bluzat e bardha nuk ndërhyn për ta ulur gruan në një nga krevatet e spitalit, por për një kohë të gjatë gruaja ka qëndruar e shtrirë në tokë.

Denoncimin e ka bërë një qytetar në JOQ i cili e ka filmuar të gjithë këtë situatë.

“Jam një qytetare nga qyteti i Durrësit. Para 4 ditësh ndodhesha në spitalin e Durrësit për një vizitë dhe u ndesha me këtë situatë të trisht brenda në sallonet e spitalit, aty ku ne mendojmë se jemi më të sigurt se kudo, por ja që realiteti nuk është kështu. Siç shihet në video, gruaja qëndron për gjysmë ore e zverdhur dhe e shtrirë përtokë, pa ndjenja. Ishte keq. Ishte për të hyrë në operacion. Ndërkohë, bashkëshorti i gruas së shtrirë përtokë debatonte me mjekun se kush do të shkonte të sillte një karroce për ta ngritur... Çuditërisht, aty shikon teksa kalojnë mjekë dhe infermiere krejtësisht indiferent  ndaj të sëmurës. Ky është vendi ku mund të vdesim të qetë, pa na prekur njeri me dorë", shkruan denoncuesja.


    Data: 13 Tetor 2017 10:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera