Kthehu lart

Pakicat etnike, Vasili: Të mos e votohet si ligj, është antikushtetues!

Pakicat etnike, Vasili: Të mos e votohet si ligj, është antikushtetues! GazetaExpress

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur ditën e sotme në Kuvend, lidhur me projektligjin e pakicave etnike të sjellë nga mazhoranca.

Vasili, në fjalën e tij, tha se sot ky lig nuk duhet të miratohet, pasi ai bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ky është një konformizëm servil. Deformimet janë aq të mëdha se të shtyn të mendosh se nuk jemi para një projekti juridik. Janë zhdukur pakicat bilinge. Ky pr.ligj nuk bën dallimin me pakicat kombëtare me ato pa territor kompakt. Nuk bëhet i mundur dallimi i statusit për këto pakica kombëtare. Me çfarë statusi cilësohen si të barabartë pakicat etnike? Zonë e pakicës do të thotë një territor kompakt me gjuhe dhe kulturë? Ku e kemi territorin kompakt te rasti i vllehëve? 

Ku është shumica relative tek romët, serbët apo vllehët? Ky pr.ligj me deformim shkencore pasqyron procese desinformuese. Ky pr.ligj bie ndesh me Kushtetutën e vendit dhe konventën kuadër. Nuk mund të ketë të drejtë vetëdeklarim për gjuhën dhe etninë. Me këtë pr.ligj po zhduket hierarkia e pakicave. Mund të duket një ligj i zakonshëm, por pasojat janë të rënda dhe jemi përballë provës së dinjitetit. Ju ftoj të mos e votojmë këtë ligj dhe ta përpunojmë”- tha Vasili.

    Data: 13 Tetor 2017 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera