Kthehu lart

Pa patentë e duke bërë xhiro, 22 vjeçare prangoset në Tepelenë

Pa patentë e duke bërë xhiro, 22 vjeçare prangoset në Tepelenë GazetaExpress

Një 22 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tepelenës pasi drejtonte makinën pa lejen e posaçme.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.M, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Tepelenë - Memaliaj, poshtë kalasë, u kap nga shërbimet e qarkullimir rrugor, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”me targa DN 491 J pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Drejtimi I automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 I Kodit Penal.”-sqaron policia.

    Data: 17 Maj 2018 10:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera