Kthehu lart

"Nuk do të martohesh me kosovar", si e rrëmbeu vajzën i ekzekutuari në Tiranë

"Nuk do të martohesh me kosovar", si e rrëmbeu vajzën i ekzekutuari në Tiranë GazetaExpress

Memli Begalla, biznesmeni i vrarë mbrëmjen e së mërkurës pranë banesës së tij në zonën e ish-bllokut, është arrestuar në dhjetor të vitit 2009, pasi ka marrë me forcë vajzën e tij nga Zvicra për ta sjellë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një histori të raportuar nga mediat italiane në vitin 2009. Memli Begalla, në atë kohë me emrin Afrim Begalla, të cilin e ndërroi më pas, së bashku me djalin e tij Lili Begalla, vëllain e vajzës, u arrestuan në Bari, pasi kishin rrëmbyer vajzën nga Zvicra drejt Italisë me qëllim për ta sjellë në Shqipëri. 

Ata nuk donin që vajza të martohej me një kosovarë, me të cilin ajo kishte lidhje. “Nuk do të martohesh kurrë me një kosovar”, janë fjalët që Begalla, në atë kohë 56 vjeç, i ka drejtuar vajzës dhe më tej e ka marrë me forcë bashkë me djalin e tij 29-vjeçar. 

Me të mbërritur në Bari, autoriteteve atje i erdhi urdhri i arrestit nga Zvicra, ku u bë i mundur ndalimi i Afrim Begallës dhe djalit të tij, me akuzën e rrëmbimit dhe heqjes së lirisë. Vajza ndërkohë u nis për Zvicër ku jetonte dhe punëonte në një agjenci udhëtimi, raporton Express.

Mediat italiane kanë sqaruar se si ndodhi ngjarja në Zvicër, kur sherri mes familjarëve ndodhi në prezencë të shumë dëshmitarëve, në prani edhe të të dashurit të vajzës, me shtetësi kosovare.

Memli begalla sot 64 vjeç u vra me armë nga persona të paidentifikuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ai ishte pronar i disa bizneseve të ndryshme. 

Linku i lajmit nga mediat italiane, Dhjetor 2009

/Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 23:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera