Kthehu lart

Njihuni me 10 shtetet ku tregtohen produktet shqiptare

Njihuni me 10 shtetet ku tregtohen produktet shqiptare GazetaExpress

Ashtu sikurse kryeson listën e shteteve të importuesve të produkteve agro-ushqimore në Shqipëri, Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale.

Rreth 8.9 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2017 dhe në sasi, 22.5 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.

TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova me 2.8 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Greqi, Gjermani, Rumani, Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa ndër vendet e fundit të listës, me më pak se 1 miliardë lekë eksporte, renditen Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat, por edhe produkte me orgjinë shtazore.

Eksportet bujqësore për vitin 2017 janë regjistruar në 31.4 miliardë lekë, nga 26.2 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2016, me një rritje prej 5.2 miliardë lekë.

Shtete kryesore për eksport

Italia 22.5 mijë tone – 8.9 miliardë lekë
Kosova 74.4 mijë tone – 2.8 miliardë lekë
Suedia 1750 tonë – 2.4 miliardë lekë
Serbia 30.4 mijë tonë – 2 miliardë lekë
Greqia 13.8 mijë tonë – 2 miliardë lekë
Gjermania 4992 tonë – 1.3 miliardë lekë
Rumania 12.4 mijë tonë- 1.3 miliardë lekë
Bosnja dhe Hercegovina 19 mijë tonë – 1.1 miliardë lekë
Maqedonia 14.2 mijë tonë – 992 milionë lekë
USA 2015 tonë – 937 milionë lekë.

    Data: 13 Mars 2018 22:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera