Kthehu lart

Një lajm i rëndësishëm për ata mësues shqiptarë që duan të ruajnë vendin e punës

Një lajm i rëndësishëm për ata mësues shqiptarë që duan të ruajnë vendin e punës GazetaExpress

Edhe mësuesit e punësuar me kontratë të përkohshme 1- vjeçare apo në atë që quhet “periudha e provës”, duhet të bëhen pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë”, nëse duan ta ruajnë vendin e punës.

Ata kanë dy mundësi, të garojnë me pikët e vitit të kaluar ose të ritestohen në rast se dëshirojnë të përmirë- sojnë rezultatin. Janë dy formularë që disponohen nëpër drejtoritë arsimore për të gjithë mësuesit në garë për t’u punësuar.

Bëhet fjalë për formularin e aplikimit dhe formularin e pikëve, të cilët duhet të tërhiqen deri në datën 31 janar. Të parin duhet të paraqiten në drejtoritë arsimore për ta marrë mësuesit, që nuk dëshirojnë të testohen. Për të qenë pjesë e garës, ata duhet të aplikojnë online pa qenë të detyruar të japin sërish provimin.

“Të gjithë kandidatët e portalit 2016-2017, të cilët janë në listë pritje për tu punësuar apo të punësuar me kontratë të përkohshme (leje lindjeje etj) dhe duan të vazhdojnë të jenë pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë”, të paraqiten në DAR për të marrë formularin e aplikimit, sepse duhet të regjistrohen online për të mbajtur Pikët e Dosjes dhe Provimit”,- citohet në njoftimin e drejtorisë arsimore.

Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë aplikuar përgjatë dhjetorit të 2017-ës me dosje, duhet të paraqiten pranë DAR-it për të tërhequr formularin pikëve, si kusht për të qenë pjesë e provimit.

Edhe një javë ka mbetur nga përfundimi i afatit të regjistrimit online të më- suesve, që duan të jenë pjesë e provimit, i cili do të zhvillohet në shkurt. Këshillohet që në fund të aplikimit, çdo mësues të printojë formularin ose të mbajë shënim kodin e gjeneruar nga sistemi, pasi do të jenë të rëndësishëm për të gjithë procesin e punësimit (edhe pas testimit).

E gjithë kjo praktikë punësimi bazohet në udhëzimin nr.38, datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikohet të integrohet në ligjin për arsimin parauniversitar./Panorama

    Data: 24 Janar 2018 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera