Kthehu lart

Ndryshim i beftë në Hipotekë, largohet kryeregjistruesja Doracaj, ja kush e zëvendëson

Ndryshim i beftë në Hipotekë, largohet kryeregjistruesja Doracaj, ja kush e zëvendëson GazetaExpress

Blerina Doracaj, drejtoresha e Hipotekës është larguar nga detyra këtë të premte. Largimi ka ndodhur për shkak se konkursi i hapur disa ditë më parë ka zgjedhur dhe fituesin për postin e kryeregjistruesit të vendit, i cili do të jetë Elion Semanaj.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe fitres së socialistëve, Kryeministri Edi Rama kërkoi largimin dhe dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Hipotekave për t’i hapur kështu rrugën çeljes së një konkursi i cili do të zgjidhte drejtuesit e rinj.

Vetë Blerina Doracaj u emëruar në korrik pas shkarkimit të kreut teknik Arjan Bylykbashi, i zgjedhur me propozim nga ana e PD-së, si pjesë e paketës së marrëveshjes së majit mes kryeministrit Rama e Bashës./Gazeta Express

    Data: 24 Nentor 2017 18:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera