Kthehu lart

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Berisha: Kultura jonë në zi

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Berisha: Kultura jonë në zi GazetaExpress

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si humbje të madhe ndarjen nga jeta të kërcimtarit, valltari dhe artistit të njohur Rexhep Çeliku.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se skena, kërcimi, vallja shqiptare dhe kultura jonë janë sot në pikëllim dhe zi.

“Rexhep Çeliku, legjende e valles dhe kercimit tone mbylli syte, uli flatrat pergjithmone! Te dashur miq, skena, kercimi, vallja shqiptare dhe kultura jone jane sot ne pikellim dhe zi. Legjenda e skenes, valles dhe kercimit tone, solisti i madh i Ansamblit tone te Valleve, Rexhep Çeliku mbylli syte, uli flatrat pergjithmone! Duke shprehur nderimin tim me te madh per vepren e pavdekshme te artistit virtuoz Rexhep Çeliku, i shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta per humbjen e saj te madhe! Sb”, -shkruan Berisha.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta ditën e sotme pas një sëmundje të rëndë. 

/GazetaExpress/

    Data: 12 Janar 2018 18:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera