Kthehu lart

“Mustaqet mi hoqi vetingu”, Rama i përgjigjet burrit nga Rrësheni: T’i hoqi gruaja, se Luja…

“Mustaqet mi hoqi vetingu”, Rama i përgjigjet burrit nga Rrësheni: T’i hoqi gruaja, se Luja… GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Rrëshen, ku nga aty ka bërë disa batuta me qytetarët.

Rama ka ngacmuar një burrë me mjekër, duke i thënë se kur e ka pasur mjekrën më të gjatë fliste më pak, tani që e ka shkurtuar flet më shumë.

Por, i moshuari ka zgjedhur një batutë mjaft pikante për t’iu përgjigjur kryeministrit, duke i thënë se mustaqet nuk ia ka hequr gruaja, por vettingu.

Rama: Kur ke pas mjekrën e gjate flisje me pak, tani që i ke shkurtuar flet me shume me kane thënë.

Qytetari: Mustaqet nuk mi hoqi gruja po mi hoqi vetingu

Rama: Kush ta bëri vetingun, ty gruja se Luja s’merret me ty

Qytetari: Kur te mbarojme a do ta bejme edhe nje foto:

Rama: Do ta bëj një fotografi dhe do e nxjerr në FB para dhe pas vetingut.

    Data: 13 Janar 2018 17:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera