Kthehu lart

Moti i keq, OSHEE njofton: Këto janë zonat pa energji elektrike

Moti i keq, OSHEE njofton: Këto janë zonat pa energji elektrike GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 14:11

OSHEE ka dhënë një informacion të përditësuar rreth situatës së furnizimit me energji elektrike në vend, ku në disa zona për shkak të motit të keq gjatë natës ka mungesë energjie.

Operatori i Shpërndarjes së energjisë, OSHEE sh.a është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, nisur nga situata e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga Drejtoria  e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse. OSHEE njofton se ne terren vijojnë punën brigadat e avarisë te cilët deri më tani kanë riparuar 85 % te defekteve të krijuara nga moti i keq në rrjetin e tensionit të mesëm e të ulët. Numri me i madh i defekteve i përket zonave rurale.

 Defektet janë të llojit , këputje përcjellësesh , thyerje izolatoresh në linja dhe dëmtime shkarkuesesh.  Shkak i vonesës në riparimin e defekteve të mbetura është edhe terreni i vështirë në zonat ku kalojnë këto linja.  Pengesë ka shfaqur dhe fakti që një pjesë e defekteve në kryeqytet janë në kabinat private ku ka munguar gdishmèria.për lejimin e grupeve të Oshee që të ndërhynin sa më shpejt.

Zonat e prekura nga defektet

Rajoni Tirane: Valias ( pjeserisht) energjia pritet te rikthehet sa me shpejt.

Nderkohe ne oren 13.30 ka shfaqur defekt  nje fider qe furnizon me energji nje pjese te abonenteve ne rrugen  Ali Demi

Rajoni Durres:  Nikel / Fushe Kruje

Rajoni Berat: pjesërisht Potom , Tomorrice/Skrapar

Rajoni Fier: Levan

Rajoni Vlore: pjesërisht  Xhuherine,

Rajoni Shkodër: Rrethina/Shkodër; pjesërisht Lac Vau Dejes

Rajoni Kukes: pjesërisht Margegaj, Lekbibaj, Pac/B.Curri ; pjesërisht qytet Krume

Brigadat e terrenit të kompanisë  OSHEE  po punojnë për eleminimin sa më të shpejtë të difekteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rëndësisë së vecantë janë në punë. Te gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet jane skeme normale furnizimi me energji elektrike. /Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 14:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera