Kthehu lart

“Mos luani me zjarrin se do tu denoncojmë publikisht”, paralajmërimi i fortë i Ramës

“Mos luani me zjarrin se do tu denoncojmë publikisht”, paralajmërimi i fortë i Ramës GazetaExpress

​Nga Lezha, ku së bashku me ministrat e qeverisë kanë një axhendë dy ditore, Edi Rama ka bërë edhe një herë paralajmërimin për të gjithë konsumatorët shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish apel që brenda kësaj kohe, qytetarët me lidhje të jashtëligjshme të vetërregullohen dhe të bëjnë kërkesë për lidhje kontrate pa asnjë penalizim gjatë këtyre ditëve të fundit të muajit Janar.

Rama u shpreh se ka shumë abonentë madje dhe biznesmenë në Tiranë që deklarojnë se furnizohen me ujë nga pusi, ndërkohë që është e kundërta.

Për këta abonentë që vjedhin ujin e pijshëm dhe gënjejnë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet t’i japin fund kësaj situate në të kundërt do të ndiqen penalisht dhe do të demaskohen publikisht.

Unë i bëj thirrje këtyre megagënjeshtarëve që janë të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin sepse do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqar në mes të qytetit. Ka fshatra turistikë që deklarohen se furnizohen me pus dhe vjedhin drejtpërdrejt ujin nga sistemi i ujësjellësit”, u shpreh Kryeministri. /Gazeta Express/

    Data: 13 Janar 2018 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera