Kthehu lart

Momente tmerri për çiftin e të moshuarve në Kuçovë, grabitësit u vjedhin kursimet

Momente tmerri për çiftin e të moshuarve në Kuçovë, grabitësit u vjedhin kursimet GazetaExpress

Një çift të moshuarish në qytetin e Kuçovës kanë përjetuar momente tmerri teksa në orët e vona të mbrëmjes në shtëpinë e tyre kanë hyrë të persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë vjedhur një sasi parash.

Dy djemtë i kanë vjedhur çiftit të moshuar një sasi prej 300 mijë lekësh të vjetra fill pas kërcënimeve se nëse nuk do të bashkëpunonin dhe jepnin paratë, ato do të vriteshin.

Historinë e ka treguar vetë kryefamiljari, shtetasi me inicialet M.K, në ambientet e komisariatit të policisë së Kuçovës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar grabitësit. Deri më tani janë shoqëruar në polici 6 persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen./Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 18:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera