Kthehu lart

Milo: Pse ambasadori i SHBA-ve është i gjithëpushtetshëm në Shqipëri

Milo: Pse ambasadori i SHBA-ve është i gjithëpushtetshëm në Shqipëri GazetaExpress

Historiani Paskal Milo tha se ndërhyrja e të huajve në Shqipëri ka faktorë historikë që lidhet me dobësinë e shtetformimit si dhe të varfërisë.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Milo tha se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë është i gjithëpushtetshëm në një vend sovran.

“Fakti që ne jemi udhëhequr gjithmonë nga të tjerët vjen për shkak të një handikapi dhe ka disa faktorë. Mendoj se kjo vjen për shkak të dobësisë të shtetforimimit, plus varfërisë që na ka shoqëruar gjithmonë ka bërë që ne të drejtojmë sytë nga jashtë. Ky është një handikap historik dhe nuk ndodh vetëm sot. Kjo ka ndodhur në të gjitha periudhat e Shqipërisë. Në kohën kur Shqipëria u nda nga kujdestaria e shteteve të mëdha mund të themi se kanë qenë 14 vitet kur ndërkombëtaret nuk kanë ndërhyrë në politikën e Shqipërisë.

Shqipëria e ka trashëguar një klimë të tillë në raport me të huajt dhe nuk është krijuar vitet e fundit. Jemi në një situatë ku ambasadori i SHBA është përfaqësues i gjithëpushtetshëm në një shtet sovran. Vendimmarrjen për problematikat e mëdha që ka Shqipëria gjithmonë e kanë dhënë ndërkombëtarët”- tha Paskal Milo./BW

    Data: 24 Maj 2018 21:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera