Kthehu lart

Meta, Rama dhe Basha urojnë Ditën e Verës

Meta, Rama dhe Basha urojnë Ditën e Verës GazetaExpress

Kreu i Shtetit Ilir Meta u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Ditës së Verës.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Meta uron shqiptarët që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet e tyre.

“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!”, -shkruan Meta.

Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama, ka uruar festën e Ditës së Verës, duke postuar një foto nga Elbasani.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS”, -uron Rama.

Ndërsa, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur të publikojë një foto në Facebook, për të uruar shqiptarët për Ditën e Verës.


/GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera