Kthehu lart

Meta jep vlerësimin e tij për krerët e shtetit shqiptar ndër vite... dhe për Presidentin Ilir Meta!

Meta jep vlerësimin e tij për krerët e shtetit shqiptar ndër vite... dhe për Presidentin Ilir Meta! GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 23:07

Ilir Meta është vënë përballë disa figurave të historisë politike shqiptare (të cilët kanë qënë njësoj si ai, Presidentë të vendit) dhe është lutur që të komentojë rolin e tyre.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Meta ka dhënë vlerësimin e tij për figura politike si Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu etj.

Çani është kujdesur që në fund të vendosë vetë foton e Ilir Metës në mënyrë që ai të komentojë për veten e tij… ja sesi u përgjigj Presidenti I zgjedhur i shqiptarëve.

Për Ramiz Alinë:

Një figure… po ta gjykojmë nga niveli i intolerancës së sotme politike, mund të themi që për kohën që ishte, dha kontributin e tij që avioni të ulej në pistë pa u shkatërruar.

Për Sali Berishën:

Unë vlerësoj faktin se ai është një njeri tepër i qëndrueshmë dhe ka bindjen e veta pavarëissht se cdo politikan ka ato hapësirat e veta ku bën manoravet e tij politike. Por Beerisha ështënjë partner i qëndrueshëm.

Çani: Po si e le doktorin?

Nuk ka qenë një ditë e lumtur… por isha i detyruar…ne jemi ndarë shumë mirë, për arsye politike më pas mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata por unë kam konsideratë të veçantë për të

Për Rexhep Meidanin:

Një ikonë e integritetit

Për Alfred Moisiun

Një njerin tepër i përgjegjshëm dhe tepër patriot.

Për Bamir Topin:

Tolerant, qytetar, bashkëpunues…

Për Bujar Nishanin:

Mendoj që Presidenti Nishani është mjaft korrekt, isntitucional dhe mjaft bashkëpunues, kështu ka qenë kur ka qenë edhe në poste të tjera.

Për Ilir Metën:

Akoma jo… ka kohë deri në 24 korrik!/Gazeta Express

    Data: 19 Maj 2017 23:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera