Kthehu lart

Meta ironizon paktin Rama-Basha: Nëse “2008-ta” ishte tragjedi, e sotmja përjetohet si komedi

Meta ironizon paktin Rama-Basha: Nëse “2008-ta” ishte tragjedi, e sotmja përjetohet si komedi GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 21:20

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka folur këtë të premte në lidhje me paktin Rama Basha.

E teksa nuk ishte hera e parë që kjo marrëveshje u krahasua me ndryshimet kushtetuese të 2008-tës, kryetari në detyrë i kuvendit është shprehur se nëse ajo e viteve më parë u përjetua si tragjedi, kjo e sotmja përjetohet si komedi.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Ilir Meta ka deklaruar se pakti Rama- Basha nuk do ta dëmtojë LSI-në në zgjedhje, pasi sipas ish kreut të saj, tashmë kjo parti është mjaft e sigurt në votat dhe mandatet që merr.

 “Historia nuk përsëritet dy herë njësoj, nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani përjetohet si komedi. LSI nuk dëmtohet nga cdo lloj manovre apo ku di unë për cështjen e koalicioneve për arsye se të gjitha forcat politike të garojnë në mënyrë të barabartë dhe LSI ndihet tepër e sigurtë për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje. Ndoshta dëmtohen disa parti të reja”.-theksoi Meta.

Meta tha nga ana tjetër se me arritjen e marrëveshjes u arrit ajo që propozoi muaj më parë LSI, një qeveri besimi.

“LSI ka patuyr një qëndrim kristal të qartë, opozita ka të drejtë për çështjen e drogës, për çështjen e dekriminalizimit dhe se kërkesat që ishin jashtë cdo lloj logjike, qeveria teknike, bërja e zgjedhjeve në tetor etj... LSI bëri propozim që duhet të krijojë qeveri besimi, pra mund të jetë dhe me këtë qeveri dhe siç e shihni kështu ndodhi. Kjo tashmë është një qeveri që ka besimin edhe të PS edhe të PD.”-tha Meta./Gazeta Express

    Data: 19 Maj 2017 21:20
    Autori: GazetaExpress
    • Tjetër dorëheqje në qeverinë Rama! 0

    Të tjera