Kthehu lart

Mësuesja me kancer ia thotë troç Ramës: S’ka ilaç herceptinë në Onkologjik

Mësuesja me kancer ia thotë troç Ramës: S’ka ilaç herceptinë në Onkologjik GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama është gjendur ngushtë, kur një banore e Rrëshenit ka marrë fjalën duke i thënë se është e prekur nga kanceri i gjirit, por që prej muajit gusht të 2017 nuk merr dot mjekim me herceptinë, pasi nuk ka ilaçi.

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilac. Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura por kam bërë vetëm 3”, u shpreh ajo.

Me profesion mësuese, gruaja i është drejtuar Ramës duke i thënë se po i paraqesin një realitet tjetër për shëndetësinë, pasi në të vërtetë situata është shumë e rëndë.

Rama ka marrë më pas fjalën, ku e ka sqaruar se është në dijeni të kësaj situate, duke shtuar se problemi qëndron te buxheti, pasi nuk ka fonde për të blerë ilaçe.

“E njoh shumë mirë situatën në Onkologjik. Nuk është faji i drejtorit sepse edhe po ta takoje nuk është se do të kishte mundësuar dhënien e ilacit. Problemi qëndron tek fondi dhe parashikimi vjetor i buxhetit për blerjen e medikamenteve. Ka një rritje të lartë të numrit të të sëmurëve me kancer nga viti në vit. Problemi qëndron edhe tek pamundësia buxhetore, e di ky nuk është një justifikim. Buxheti i ri do të mësojë blerje të një sasie më të madhe medikamentesh për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Do ndryshojmë edhe ligjin për lerjen e medikamenteve në sasi më të mëdha që të shkojnë më shumë se një vit”., -tha Rama. 


    Data: 13 Janar 2018 18:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera