Kthehu lart

Me pistoletë pa leje dhe hashash në xhepa, arrestohet 28 vjeçari

Me pistoletë pa leje dhe hashash në xhepa, arrestohet 28 vjeçari GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 12:53

Arrestohet në flagrancë një shtetas, të cili i është gjetur nje pistoletë pa leje dhe disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e  Krimit  në Komisariatin e Policisë   Sarandë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Ylli Dalanaj, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi

Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, Specialistët e Hetimit të Krimeve në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar  në automjetin  e  shtetasit të lartëpërmendur kanë konstatuar  një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër me pesë fishekë në brëndësi.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik  këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arma e zjarrit,  lënda narkotike dhe automjeti  janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 283 të Kodit Penal. /Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 12:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera