Kthehu lart

"Më mori 30 mijë euro për shërimin e vajzës, si më mashtroi Olesia Duka"

"Më mori 30 mijë euro për shërimin e vajzës, si më mashtroi Olesia Duka" GazetaExpress

Një tjetër rast mashtrimi është bërë ditën e sotme publik, lidhur me stomatologen Olesia Duka, e cili u vu në pranga nga policia pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për Fjorza Mullai, e cila ka treguar në një intervistë për Report Tv, për mashtrimin që i ka bërë dentistja Duka, duke i marrë asaj 30 mijë euro.

Siç tregon ajo, i kishte dhënë 30 mijë euro, pasi vajza e saj ishte e sëmurë me fibrozë cistike, duke i premtuar se do të ndërhynte te politika për të mundësuar kurimin e vajzës.

Sa i përket çështjes së Olesia Duka është trajtuar gjithmonë se biznesmenë i kanë dhënë lekë ose ajo ka gjetur mënyra për t’i marrë, dhe ndërkohë ata janë njerëz që kanë shumë lekë. Rasti im është krejt ndryshe. Ajo shfrytëzoi situatën time që kam një fëmijë me fibrozë cistike, kam dalë shpesh në televizor për të folur rreth çështjes, meqë trajtimet këtu janë inekzistente dhe neve na duhen realisht miliona.

Më vonë trajtimet shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Duke parë që situata ishte delikate, ajo mu afrua me idenë që ‘do iu ndihmojë për ligjin, meqë në rrjetet sociale kishte postime me deputetë, me njerëz që kishin të bënin me shoqata, dhe ne kishim vërtet nevojë për ndihmë, për shoqatën që sapo kemi krijuar për fibrozën cistike.

Më premtoi ndihmë jo vetëm për fëmijën tim, por edhe për të gjithë fëmijët e tjerë që unë kam marrë përsipër për ta çuar përpara si nismë. Ideja është që sigurisht që lekët nuk jepen kollaj, por kur je në situatën time nuk janë as edhe një gjë. Një antibiotik i vajzës sime shkon deri në 800 euro dhe ajo e di shumë mirë, sepse ne e kishim diskutuar, pasi e kisha kliente. Sa herë që blinte më afrohej edhe më shumë, deri sa arriti puna deri aty sa arriti puna sa më tha ‘do të jap këtë, atë, dhe si këmbim më kërkoi një hua për një afat të shkurtër.”, -ka thënë ajo për Report Tv.

Olesia Duka është vënë në pranga pas disa denoncimesh që ishin bërë në adresë të saj nga disa biznesmenë, të cilët pretendojnë se ajo u ka marrë shuma të mëdha parash dhe nuk ua ka kthyer. 

/GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 12:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera