Kthehu lart

Manjani: Rama i kapur nga krimi flet për ekonomi formale

Manjani: Rama i kapur nga krimi flet për ekonomi formale GazetaExpress

Pas takimit të mëngjesit të sotëm të kryeministrit Edi Rama më përfaqësues të bankave, reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ai shkruan se Rama është i kapur ne flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale kërkon të mbajë leksione për ekonominë formale.

Reagimi i plotë i Manjanit
Krye i Pandehuri, (krye) autori i ekonomisë informale të Hashashit, po na mban leksione edhe për bankat dhe për ekonominë formale.

Hapu dhè! Të na përpijë më mirë, sesa të shohim (krye)informalin të na flasë për formalen! Krye të pandehurin që flet për ligjshmërinë! Krye shkelësin e barazisë para ligjit, që flet për “zbatim të ligjit për të gjithë njësoj”!

Fundja ky, si i kapur në flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale këtë punë ka: të shesë dengla me gjera që vetë i shkel, i dhunon e i përçmon!
Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e Off shore?!

A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?

Edhe FMN e ngre këtë pyetje… Prandaj, kjo çështje meriton, jo thjeht një përgjigje, por një reagim të rreptë!

Nëse ligji lë hapësira, duhet rregulluar sa më parë! Përndryshe lumi i parasë së vënë nga hashashi do futet ne banka dhe Shqipëria do behet shumë shpejt një imituese e parajsave fiskale, por që mbaron si firmat piramidale!!!

    Data: 14 Nentor 2017 17:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera