Kthehu lart

Makina shpërthen në flakë, shpëton shoferi (Video)

Makina shpërthen në flakë, shpëton shoferi (Video) GazetaExpress

Pak minuta më parë në Kuçovë një makinë tip “Pasat” ngjyrë e bardhë është përfshirë nga flakët.

Makina ishte parkuar pranë një kazinoje kur papritmas është përfshirë nga flakët. Drejtues i automjetit ishte një burrë rreth të 35-tave, i cili shkoi menjëherë të shuante mjetin e tij.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shkaqet e marrjes flakë nuk janë bërë ende me dije.

Pistat e mundshme në të cilat policia po heton janë ato teknike të makinës ose zgjerim i mëtejshëm i ngjarjes që mund të ketë çuar deri në heqjen qafe të drejtuesit të automjetit.

    Data: 13 Gusht 2017 10:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera